Në fund të shtatorit: NIS NDËRTIMI I AKUA PARKUT

Akua parkKompania e njohur turke “Polin” duhet në fund të shtatorit të fillojë ndërtimin e akva parkut në Plazhin e madh.

Ky objekt do të ndërtohet, siç mëson portali UL-info, në pronën e komunës, në sipërfaqen prej rreth 27 mijë metër katror.

Në takimin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka me përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje turke është dakorduar që prona të merret me qira për 30 vite, ndërsa çmimi i qiramarrjes do të jetë rreth 30 mijë euro.

Investimi i përgjithshëm do të jetë rreth 4,5 milion euro. pritet që në akva park të punësohen prej 50 deri në 80 punëtorë.

Firma “Polin” është themeluar në vitin 1976 dhe ka 2500 akva parqe në 90 shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi