Në fund të muajit të ardhshëm në Ulqin do të mbahet sfilata e modës, mëson Portali Ul-info.
Këtë eveniment do ta organizojë shoqata „Montenegro Events“, themelues të së cilës janë disa Ulqinakë të rinj.
Momentalisht dihet vetëm që sfilata do të organizohet me 22 dhe 23 shtator në Molin e madh, poshtë bedenave të Kalasë, e që modelet e veta do ti prezantojnë dizajnuesit nga vendet e regjionit dhe Italia.