Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire.
Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic Band, Egzona Salaj, dhe ylli i muzikës Pop nga Shqipëria, Alban Skenderaj.
Programin e së dielës së 25 dhjetorit do të hapin anëtarët e shkollës së vallëzimit “Porta Di Danza”, pas së cilëve në skenë do të ngjigjet DJ – Kadrok.
Të hënen me 26 dhjetor, pjesë e “Sweet December” do të bëhen artistët e mirënjohur : Dj Sardi, Klajdi Haruni, Bruno & Miri.
Vetëm një ditë më pas, me datë 27 dhjetor, publiku në Ulqin do të ketë mundësi të shijojë përformancën e mbretit të Rep-it kosovarë, Ledri Vula.
Atmosfera e mirë nuk do të mungojë as një ditë më pas, konkretisht me datë 28 dhjetor kur në skenën e “Sweet December” do të paraqiten Hristina Dragoviq & Duo Esspresivo dhe mbreti i baladave në mbarë ish-Jugosllavinë , Sergej Qetkoviq.
Nga data 29 dhjetor deri me 4 janar të vitit 2023 ëmbëlsi këtij manifestimi do t’i japin pjesëmarrësit e bazarit të fundvitit të shoqëruar nga tingujt e muzikës së përzgjedhur nga Dj-ët vendas.
Festa do të rikthehet me 5 janar me përformancën e këngëtarit Edis Agiq.
E premtja e 6 janarit pritet të jetë e qetë, ndërsa të shtunën me me 7 janar do të përformojë Dejan Raiceviq.
8 dhe 9 janari do të shënojnë edhe përmbylljen e këtij manifestimi i cili do të startojë me15 dhjetor të këtij viti.
Të vegjlit tanë do të kenë programin e tyre i cili do të organizohet në bashkëpunim me institucionet parashkollore. Do të ketë shfaqje të ndryshme , koncerte , folklor , punëtori dhe një sërë aktivitetesh zbavitëse dhe sportive.
Gjatë fundjavës shtëpizat do të hapen nga ora 12:00.
Epiqendra e këtyre aktiviteteve mbetet shetitorja në Ranë , e cila do të duket akoma më e bukur pas dekorimit dhe ndriçimit të kësaj pjese .
“Sweet December” organizohet nga Komuna dhe Organizata Turistike e Ulqinit.