Më 20 dhe 21 shkurt Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon takimin ,,Dita e miqësisë e gazetarëve shqiptarë Shkodër –Ulqin. Takimi fillimisht do të nisë në qytetin e Shkodrës ku kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi do të organizojë një pritje për Presidentin e vendit Z.Bujar Nishani dhe kryetarin e komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka .Pasi që ti drejtohen gazetarëve, në orët e pasdites grupi i madh i gazetarëve, të cilëve do ti bashkëngjiten dhe gazetarët tanë do të vijnë në Ulqin. Këtu është paraparë një takim në sallën e Kuvendit, pritje tek kryetari Gjeka dhe vizitë Kalasë dhe monumenteve të tjera kulturo historike të qytetit tonë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka për qëllim të përçojë vlerat më profesionale të njerëzve të medias në të gjitha trojet shqiptare. Në gjirin e tij, përveç gazetarëve profesionistë, Unioni mbledh dhe dhjetëra emra të spikatur të gazetarisë shqiptare, analistë, opinionistë, etj. Andaj, ky takim do të jetë një reklamë e mire për qytetin tonë në prag të fillim sezonit turistik, sepse janë paralajmëruar intervista dhe materiale të tjera që do të realizojnë përfaqësuesit e mediumeve më te njohura nga hapësira mbarëshqiptare.