Në Fushë-Krujë: GRABITJE TRENIT TË MALLRAVE

treni_i_mallraveNjë grabitje e pazakontë ka ndodhur të dielën në Murqin të Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për trenin e linjës Shkodër-Tiranë.

Mësohet se katër persona i dolën përpara trenit duke e detyruar që të ndalonte. Pas ndalimit, autorët arritën të grabitnin 10 ton qymyr industrial.

Ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia mbërriti me shumë vonesë, pas pothuaj katër orësh. Dyshimet janë se i përfshirë mund të ketë qenë edhe makinisti.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe identifikimin e autorëve. Nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin grabitje apo të shtëna me armë ndaj trenave. /Shekulli Online/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…