Javën që lame pas në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore të Ulqinit, u hap ekspozita fotografike e autorit Jetlir Kovaçi.
Në këtë mbrëmjë të organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve ART CLUB, ishin të pranishëm një numër i madh i adhuruesëve të artit, ku përveç Ulqinit me rrethinë ishin prezent edhe miq e shoqëri të autorit nga Malësia, Shkodra, Tirana, Elbasani, Lushnja…
Këtë mbrëmje e moderoi znj. Albana Kurti, kurse për ekspozitën në fjalë folën piktori Qazim Muja, botuesi Gazmend Çitaku dhe vet autori Jetlir Kovaçi.