Libraria “Arti” organizoi të shtunen, në Galerinë e arteve, në Qendrën për kulture, përurimin e dy librave, të cilat janë pjesë e projektit të mbështetur nga ana e Fondit për realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Bëhet fjalë për librin “Poet e mijëvjeçarit të tretë” të shkrimtarit ulqinak Jaho Kollarit dhe “Përmbledhja me poezi”, nga Konkursi i librarisë ARTI.
Për këto libra folën dr Bahri Brisku, Flutur M. Mustafa dhe pronari i librarisë Gazmend Çitaku.
Enkas për këtë rast nga Korça erdhi fituesi i konkursit, me temë “Deti”, poeti Arjan Kallço.