Në Galerinë e mbushur plotë: PREZANTOHET LIBRI I PARË I QANI OSMANIT

20170204_183833Në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin të shtunën mbrëma u mbajt përurimi i librit “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”, të autorit Qani Osmani.

Në këtë studim, përveç autorit, folën edhe recensenti i librit, Dr. Nail Draga dhe publicisti Ali Salaj.

“Do të isha i kënaqur nëse ky libri im i parë do të lexohet, shfrytëzohet nga ana e politikanëve, por edhe shkencëtarëve”, tha Osmani i cili falënderoi të gjithë të cilët në çfarëdo lloj mënyre ndihmuan që kjo vepër të publikohet, duke veçuar Fondin për pakica.

Në përurim ishin të pranishëm individ të theksuar nga të gjithë viset e Malit të Zi në të cilët jetojnë Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi