Në Galerinë e Qendrës: U FESTUA 80 VJETORI I DR SIMË DOBRECIT

Sime DobreciNë prani të një numri të madh të qytetarëve të Ulqinit, mbrëmë në Galerinë e Qendrës për kulturë është festuar 80 vjetori i jetës së prof. dr. Simë Gjon Dobrecit.

Mbi jetën e ndershme dhe punën e këtij njeriu të vyeshëm dhe të guximshëm golën drejtori i Qendrës Nail Draga, kryetari i Shoqatës së krijuesve shqiptarë në Mal të Zi dr Gani Karamanaga, publicisti Gjok Dabaj dhe drejtori i Shtëpisë së shëndetit dr Pavle Marnikoviq.

Në emër të komunës së Ulqinit të pranishmit i përshëndeti dhe kryetari i komunës Fatmir Gjeka, i cili dr Dobrecit i tha që ka me çka të lavdërohet para familjes, miqve, bashkëvendësve dhe bashkatdhetarëve.

Qendra për kulturë, Shoqata e krijuesve shqiptarë dhe Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art klub” kanë nisur iniciativën që dr Dobreci të shpallet qytetar nderi i Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi