Nën organzimin e Federatës së vallëzimit Dance art Montenegro në Budva u zhvilluan garat në vallëzim “Open to the world Latin / Open Modern & street dance”.
Në këtë manifestim morrën pjesë garues dhe shkolla të ndryshme të vallëzimit nga: Beogradi, Sarajeva, Tirana, Podgorica, Nikshiqi, Novi Sadi, Kotorri, Budva dhe Ulqini me shkollen e vallëzimit “Porta di Danza” ku u lansuan me çmimin e parë në “Dance show” në kategorinë Mini Kids prej moshes 6-8 vjeçare nën koreografinë dhe drejtuesin e kësaj shkolle Musa Hoxha.