Aleksandar Mihajlloviq (25) nga Ulqini dhe Rexhep Vuçiq nga Tivari janë arrestuar në Tivar për shkak të dyshimet se kanë kryer vjedhje të rëndë, është lajmëruar nga policia.
Ato, siç dyshohet, më 16 prill të vitit 2014, në Tivar, kanë kryer veprën penale vjedhje të rëndë, në mënyrë që, pas mbërritjes në fshatin Goranë të madhe – Tivar, kanë thyer dyert hyrëse në objekt – pronë e personit fizik dhe nga objekti kanë marr disa pjesë nga autobusi, me vlerë të përgjithshme prej 3000 eurosh.
Dyshohet që Mihajlloviq dhe Vuçiq kanë tentuar të pjesët e marra ti fusin dhe ti transportojnë me makinë me të cilën erdhën, mirëpo gjatë kryerjes së veprës penale i ka gjetur një banor i cili e mbajti Mihajlloviqin deri në ardhjen e policisë të cilët e arrestuan.
Vuçiq u arratis, mirëpo punonjësit e policisë e gjetën dhe e arrestuan.
Mjetet e vjedhura u morën dhe iu kthyen mbrapa palës së dëmtuar.