Në gryk të Bunës: KAPET BRESHKA ME ANTENË

Breshka, KornjacaPeshkatari nga Ulqini Adem Kraja me rrjetin e tij në gryk të Bunës ka kapur të mërkurën në mëngjes një gjë të pazakontë – breshkën e detit me peshë afër 30 kilogram, me antenë në mburojë, shkruan “Vijesti”.

Ai tha që breshka kishte në këmbë kodet dhe numrat e telefonit, ndërsa në mburojë numrat e telefonit dhe antenën. Mbas dy orëve, Kraja e lëshoi kafshën prapë në det.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Institutit për biologjinë e detit nga Kotorri, bëhet fjalë për breshkën kokëmadhe. Shkencëtarët italian ia kanë vendosur antenën në mënyrë që të përcillet lëvizja e kësaj specie të mbrojtur në Adriatik gjatë periudhës njëvjeçare, shtuan ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi