Nga 1 prilli në hotelin e Sigurimit pensional dhe invalidor në Ulqin kanë filluar të mbërrijnë grupet e para të pensionistëve. Sipas fjalëve të drejtorit, Janko Dajkoviq, deri në fund të vitit në atë objekt do të qëndrojnë 3500 pensionistë nga i gjithë vendi. “Ato do të pushojnë në turne me nga shtatë ditë. Pansionin ditorë do ta paguajnë, në varësi nga niveli i pensionit, nga pesë deri në 7,5 euro, në këste”, tha ai.
Hoteli i Fondit SPI (PIO) i cili ndodhet poshtë bedenave lindor të Kalasë është, përndryshe, në rangun e objekteve me tre yje.