Në hotelin e Sigurimit pensional dhe invalidor (SPI) në Ulqin pushojnë 40 pensionis nga zonat e përmbytura pak kohë më parë në Serbi. Ato deri më 31 gusht do të qëndrojnë në këtë objekt me shpenzime të mbuluara nga Fondi (SPI) i Malit të Zi dhe Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Malit të Zi.
“Këtu na priten bukur. I kemi të gjitha kushtet për pushim dhe kënaqje”, tha për “Pobjeda” sekretari i Shoqatës së pensionistëve të Serbisë Rajko Jariq.
Prej të shtunën, më 1 shtatr, në hotelin e SPI-së shtatë ditë do të pushojnë grupi prej 40 pensionistëve nga vendet e përmbytura në Bosnje dhe Hercegovinë.