Në Kala bashkuam të rinjët, kulturën dhe median: DUHET TË JETOJMË ME RRËFIMET TONA

Turizmi kulturor, si një formë udhëtimi i motivuar nga njohja e trashëgimisë kulturore, traditës dhe artit, është bërë një nga segmentet me rritjen më të shpejtë dhe më të rëndësishme të industrisë globale të turizmit.

Rasti ynë e tregon edhe këtë. Ulqini është unik në atë që ka dy qytete të antikës në territorin e kësaj komune, dhe se trashëgimia kulturore dhe historike është një nga avantazhet e saj më të rëndësishme.

Të gjithë ata që qëndruan në Kala të paktën një herë këtë sezon u magjepsën nga numri i mysafirëve dhe vizitorëve. Praktikisht nuk i vëren këto lumenj njerëzish, nga e gjithë bota, në pjesë të tjera të qytetit. Duket sikur kanë ardhur në Ulqin vetëm për të shijuar bukurinë e Kalasë së Ulqinit dhe për të ndjerë një kontakt të fortë me historinë.

Ajo që i emocionon më shumë është autenticiteti i kësaj Kalaje, kultura dhe qytetërimi që ndërthuren në mënyrë të frytshme, njerëzit që jetojnë atje, restorantet dhe muzetë e shkëlqyera.

Kur turistët udhëtojnë, ata nuk kërkojnë kopje të destinacioneve të tjera. Ata duan të ndiejnë atë që na bën të veçantë. Kjo është arsyeja pse vajzat dhe djemtë që qëndronin në hyrjet e Kalasë me kostumet qytetare të Ulqinit gjatë korrikut dhe gushtit ishin një atraksion i vërtetë, i cili u bë i mundur nga zbatimi i projektit me Organizatën Turistike.

Dhe ky rast konfirmoi se kemi çka për t’u treguar mysafirëve tanë. Gjithashtu duhet të respektojmë veten, traditën tonë, zakonet tona, mënyrën se si jetojmë dhe e përjetojmë botën në mënyrë që të tjerët të na respektojnë.

Prandaj, projekte të tilla, të cilat mund të duken të vogla ose simbolike në shikim të parë, në thelb janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe pjesë e një tabloje shumë më të gjerë. Ato prekin thelbin e asaj që kemi thënë prej vitesh: se duhet ta jetojmë historinë tonë dhe t’i qëndrojmë besnikë asaj që jemi.

Nuk duhet ta humbasim identitetin, kulturën dhe mënyrën tonë të jetesës. Po aq e rëndësishme: duhet t’i jetojmë me rrëfimet tona, në mënyrë që ato të mos mbeten vetëm legjenda.

Gjithçka fillon me edukimin. Sepse nëse duam ndryshim, duhet të fillojë me më të rinjtë. Nuk ka shembull më të mirë se kur vlerat dhe simbolet e identitetit tonë fillojnë të nguliten përmes lojës, bisedës dhe folklorit. Fëmijët janë ata që do të tregojnë historitë tona nesër, pra ata janë narratorët e ardhshëm të turizmit të Ulqinit.

Sigurisht, gjatë hartimit të ofertës së turizmit kulturor në Kala, është e nevojshme të futen elementë inovativë dhe krijues që mundësojnë përvoja autentike të bazuara në kulturën lokale. Në këtë kontekst, një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ardhshëm do të luajë interpretimi me cilësi të lartë si i trashëgimisë së prekshme ashtu edhe i asaj të paprekshme të brendit tonë, si dhe promovimi i Ulqinit si një destinacion i pasur me traditë kulturore, por edhe me shprehje artistike bashkëkohore.

Media patjetër do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë, sepse ato veprojnë si ndërmjetës në procesin e komunikimit.

Në fund të fundit, ai që informon edhe formon!

 

Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Kalaja – e kaluara e ringjallur me të rinjtë, kulturën dhe median”, i cili financohet nga Organizata turistike e Ulqinit. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Organizatës turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së