Në Kala: FILLIM I SHKËLQYER I “KALIMERES POETIKE”

Luljeta LleshanakuNë Tregun monumental të robërve në Kala mbrëmë , me prezantimin e poetes nga Tirana Luljeta Lleshanaku, ka filluar “Kalimera poetike – Ulqin 2014”, e 22 me radhë.

Bisedën me shkrimtaren brilante shqiptare (të lindur në vitin 1968), e cila deri tani ka publikuar shtatë libra dhe shpesh është shpërblyer për arritjet letrare në vend dhe jashtë, e bëri publicisti Haxhi Shabani.

Sonte publikut të Ulqinit do ti prezantohet shkrimtari i njohur malazez nga Herceg-Novi Mirash Martinoviq, ndërsa nesër mbrëma shkrimtari nga Kosova i cili, përndryshe, jeton në Gjermani Beq Cufaj.

Këtë manifestim e organizon Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art klub”, me përkrahjen e Fondit për pakica dhe komunës së Ulqinit, si dhe disa institucioneve dhe sipërmarrësve nga Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…