Në Kala: FILLOI FESTIVALI I MUZIKËS KLASIKE “BELCANTO DOLCINIO”

Belcanto DolcinioNë Kala të premten solemnisht u hap Festivali i 3 ndërkombëtar i muzikës klasike – “Belcanto Dolcinio”.

Këtë manifestim, të cilin e organizon Fondacioni Kulturor Amerikano-Shqiptarë nga Njujorku, e hapi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq. Ai tha se administrata lokale në Ulqin gjithmonë do të përkrahë projektet e mira kulturore.

Natën e parë dashamirët e muzikës patën mundësi të shijojnë programin në të cilin morën pjesë   Gjulije Pelingu, Fatime Buzuku, Iliriana Gjoni, Eleanor Valkenburg, Natasha Mitroviq, Darko Nikçeviq, Srgjan Bulatoviq, Vili Ferdinandi, Slaven Turskoviq i Mladen Popoviq.

Ditën e dytë të festivalit, të shtunën, me fillim në ora 17, në hotelin „Pallati Venecia“, do të performojnë kitaristët Darko Nikçeviq dhe Srgjan Bullatoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi