Organizata lokale turistike të shtunën, në Kala, organizon manifestimin për përzgjedhjen e „Miss Ulqini 2013“.
Sipas informatave jozyrtare, në këtë konkurs janë lajmëruar 12 kandidate.
Sponsori gjeneral i manifestimit është „Pallati Venecia“, ku dhe do të mbahet gara për vajzën më të bukur, e cila mund të jetë nga kjo komunë, por edhe mysafire, sepse të drejtë të marrin pjesë në garë kanë dhe turistet që qëndrojnë për pushime në Ulqin.