Në kompleksin e apartamenteve “Pallati Venecia” në Kala të enjten mbrëma u mbajt përurimi i ribotimit të librit “Ulqin I” të autorëve Gjurgje Boshkoviq, Pavlle Mijoviq dhe Mirko Kovaçeviq.
Ribotimin e këtij libri me vlerë në tirazh prej 300 ekzemplarësh e financoi Rotari klubi Ulqin.
Për librin e veçanërisht për njërin nga autorët, akademikun Pavlle Mijoviq (1914-1996) folën drejtuesja shumëvjeçare e Muzeut Milleva Nikollaidis, kryeri i Shoqatës Kalaja Ismet Karamanaga dhe Novica Samarxhiq.
Të gjithë folësit thanë se do të ishte me rëndësi të madhe zbulimi dhe botimi i librit “Ulqin II”, sepse besohet që ai ekziston në trashëgiminë e Mijoviqit.