Të premten mbrëma poshtë Muzeut Arkeologjik në Kala u prezantua monografia “Udhëtim në kështjellat ilire në Mal të Zi” e publicistit Gazmend Çitaku.
Për këtë vepër, për krijimin e saj, folën pjesëmarrësit në projekt, publicisti Sami Flamuri, shkrimtari Jaho Kollari dhe vet autori.
Në këtë libër u prezantuan hollësisht kalatë e Ulqinit, Budvës, Risanit, Meteonit dhe Duklës (Doclea), ndërsa vlerë e veçantë e këtij libri janë fotografitë me cilësi të shkëlqyer të shkrepura nga Gëzim Mavriqi dhe Çitaku.
Publikimin e kësaj monografie e mundësoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e Të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.