Pesë arkitektë nga Franca, në krye me princin Nikolla i II Petroviq Njegosh kanë kryer sot qëndrimin studimor në Kala të Ulqinit.
Ato bënë analizën e gjendjes së objekteve të rrënuara në këtë hapësirë, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të punojnë projektin e rindërtimit të tyre. “Pastaj do të tentojmë që nga donatorët vendas dhe të huaj të gjejmë mjetet për rikonstruktimin e tyre”, tha për portalin Ul-info princ Nikolla.Ai shtoi që kishte takim shumë konstruktiv me qeverisjen komunale të Ulqinit për nevojën e ruajtjes së monumenteve kulturo-historike në këtë qytet.