Në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, të cilën e organizon Organizata turistike, mbrëmë në Kala është shfaqur filmi dokumentar “Ulqini në telajo”.
Bëhet fjalë për koloninë artistike pjesëmarrësit e të cilëve kanë qëndruar në Ulqin në shtator të vitit të kaluar.
Filmin e incizojë Radio-televizioni shqiptar, ndërsa koloninë e organizuan Instituti i librit dhe promovimit nga Tirana dhe komuna e Ulqinit.
Artistët në deklaratat e dhëna në film kanë falënderuar organizatorët e ekspozitës dhe Ulqinakët në mikpritjen e ngrohtë duke thënë se presin që edhe në të ardhmen të ketë manifestime të tilla, sepse, siç u shprehen, ky qytet, bukuritë dhe historia e tij janë inspirim për krijuesit artistik.