Suksesi i radhës për sportistët e Ulqinit!
Riga, Letoni – Në Kampionatin Evropian për Vendet e Vogla, që po zhvillohet në qytetin Riga të Letonisë, garuesit e sportit Taekwondo Ulqini arritën një sukses të lartë, duke fituar gjithsej pesë medalje evropiane dhe dy trofe të rëndësishëm për përfaqësuesen e Malit të Zi. Përfaqësuesja e Malit të Zi u përforcua me pesë sportistë nga klubi ynë.
Rezultatet:
Dy medalje të arta 🥇🥇 – fituar nga Enes Dushku dhe Sara Kraja, të shpallur kampionë të Evropës në kategorinë junior.
Një medalje argjendi🥈 – fituar nga Rijad Dervishi.
Dy medalje të bronzta 🥉🥉 – fituar nga Arta Ismailaga dhe Amela Nuti.
Në renditjen e përgjithshme ekipore, përfaqësuesja e Malit të Zi fitoi dy trofe 🏆🏆:
Trofeun e vendit të parë në kategorinë Junior,
Trofeun e vendit të parë në kategorinë Junior femra.
Faleminderit të gjithë atyre që mbështesin sportin dhe sportistët tanë.
Urime dhe bravo për ekipin!









