Në katër ditët e ardhshme: TUBIMI MË I MADH I STUDENTËVE TË JURIDIKUT NË ULQIN

PravnijadaStudentët e fakultetit të Shkencave juridike nga i tërë regjioni do të tubohen në Mal të Zi nga 12 deri më 16 maj.

Siç transmeton Portal Analitika, tubimin më të madh tradicional të juristëve të ardhshëm këtë vit e organizon Këshilli studentor i Fakultetit juridik në Podgoricë, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit, Universitetin e Malit të Zi dhe Kryeqytetin.

Studentët gjatë pesë ditëve do të konkurrojnë për çmimin e Folësit më të mirë, do të masin fuqitë në disiplinat e ndryshme sportive, ndërsa janë planifikuar edhe ligjëratat në temën e Të drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi