“Pacifik Construction grupi” nga Kina mund të fillojë së shpejti ndërtimin e autostradës Adriatik-Jon nga Shqipëria nëpër Mal të Zi deri në Kroaci, shkruajnë mediet shqiptare.
Siç thuhet, memorandumin për bashkëpunim të mërkurën në qyteti Suxhou në Kini e kanë nënshkruar ministrat e komunikacionit në qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë Ivan Brajoviq dhe Edmond Haxhinasto, si dhe drejtori i kësaj kompanie të madhe private kineze Zan Jiehe.
Përndryshe, nënshkrimi i këtij memorandumi është kryer gjatë kohëzgjatjes së Samitit të katërt të shefave të qeverive të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore dhe Kinës në kuadër të programit të bashkëpunimit 16+1.