Anëtarët e Senatit të Institucioni shtetëror të revizionit kanë lajmëruar pronën dhe të ardhurat ku shihet qartë që kanë aksione në ndërmarrjet e Ulqinit.
Kështu, për shembull, Dragisha Peshiq dhe Nikolla Kovaçeviq kanë njoftuar se posedojnë aksionet në Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”, gjersa Branisllav Radulloviq në kartonin e vet pronësor ka shkruar se ka aksione në Kriporen e Ulqinit.
Fakti që revizorët shtetëror kanë investuar kapitalin e vet në këto kompani të Ulqinit për blerje të aksioneve, duhet të thotë që ato janë atraktive dhe që mund të ju sjellin përfitime.