Në periudhën e kaluar në Komunë të Ulqinit dhe ndërmarrjet publike ku ajo është themeluese janë paguar kompensimet për gjithsej 65 punëtorë me vlerë të përgjithshme prej 625.623 euro.
“Komuna ka paguar kompensime për 145 punëtorë me vlerë 170 mijë euro, si dhe 53.623 euro për punëtorët të cilët më herët kanë lëshuar vendet e punës për 12 paga bruto. Këtyre 12 punëtorë iu kemi borxh edhe 30.000 euro të cilat do ti shlyejmë deri në fund të sezonit turistik”, tha kryekomunari i Ulqinit Nazif Cungu, transmeton “Pobjeda”.
Kompensimet për të punësuarit në ndërmarrje publike kapën vlerën prej 402.000 euro. Nga NP “Veprimtari komunale” shkuan 22 punëtorë, Ujësjellës dhe kanalizim 11, Ndërmarrja për mbrojtjen dhe kultivimin e shpendëve katër, ndërsa nga RTV Ulqin një i punësuar.
“Presim të nënshkruajmë marrëveshjen përfundimtare me NP “Qendra për kulturë” për numrin e saktë të punëtorëve dhe pastaj do të ju paguajmë edhe atyre kompensimet”, përfundoi Cungu.