Në komunë: KRYETARI GJEKA PRITI MINISTRIN NUMANOVIQ

Suad Numanovic, Suad NumanoviqMinistri për të drejtat e pakicave Suad Numanoviq pas bisedimeve me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka vlerësoi se në Mal të Zi respektohet niveli i të drejtava të pakicave. Ministri Numanoviq u premtoi pjesëtarëve të pakicave nacionale përfshirje më të madhe, respektivisht punësim në institucione shtetërore në të cilat ata deri më tani nuk kanë qenë të përfaqësuar sa duhet, në radhë të parë në polici e dogana, por edhe institucione tjera shtetërore sikurse edhe në vetëqeverisjen lokale të Ulqinit.

Vëmendje të posaçme, shtoi Numanoviq, do t’i kushtojnë edhe fëmijëve me të meta në zhvillim, luftës kundër të gjitha pëngesave për personat me invaliditet dhe punësimit më të lehtë të tyre. Sipas fjalëve të Numanoviqit, me kryetarin Gjeka janë dakorduar që komuna e Ulqinit të sjellë planin e aksionit për strategjinë e përmirësimit të pozitës së Romëve, të miratojë strategjinë për barazinë gjinore dhe të hapet një zyrë për të drejtat e njeriut në Ulqin.

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka tha se në të ardhmen do të balancohet përfshirja e të gjitha pakicave nacionale në vetëqeverisjen lokale dhe do të përmirësohet pozita e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi