Prej të premtes Ulqini dhe Decani janë qytete të binjakëzuar. Ky është rezultati i marrëveshjes të cilën në sallën e madhe të komunës së Ulqinit e nënshkruan kryetari i komunës se Ulqinit Fatmir Gjeka dhe Decanit Ramiz Selmanaj.
Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike, ndërsa seancën e udhëhoqi kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti.
“Ne filluam të ndërtojmë rrugën prej Decanit në Plavë, ndërsa kur ajo të përfundojë do të mbërrijmë në Ulqin për një orë e gjysmë”, tha Selmanaj duke iu falënderuar qytetarëve të Ulqinit për ndihmën të cilën ato e ofruan gjatë vitit 1999 kur duhej të lëshonin shtëpitë e veta në Kosovë.
Gjeka theksoi që Mali Zi ka marrëdhënie të mira me Kosoven dhe shprehu bindjen që kjo marrëveshje akoma më shumë do të forcojë lidhjen e këtyre dy qyteteve.