Mbrëmë, në komunë të Ulqinit, në kabinetin e kryetarit Fatmir Gjeka, është mbajtur takimi i liderëve të koalicionit qeverisës me Sindikatën e Kripores. Është folur për modalitetet në cilën mënyrë qeverisja lokale mund të kyçet në shpëtimin e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.
Është theksuar që duhet të bëhet çdo gjë në mënyrë që kjo ndërmarrje të ruaj vendet e punës, ndërsa parakusht për këtë gjë është që të kyçet rryma dhe të pompohet uji i detit në mënyrë që të bëhet grumbullimi i 80 i kripës në mënyrë klasike.
Borxhi i Kripores për rrymë është rreth pesë mijë euro, ndërsa Elektroekonomia e Malit të Zi kërkon që ti paguhet çereku i kësaj shume në mënyrë që ndërmarrja të kyçet prapë në rrjetin elektrik.