Në Sallë të vogël të komunës së Ulqin sotë është mbajtur tryeza e rrumbullakët „Participimi qytetar në Mal të Zi – krijimi i qytetarëve aktiv të vetqeverisjeve lokale“, të cilin e organizoi „Aleanca qytetare nga Podgorica“.
Në këtë tubim folën zyrtari i AQ Edin Kolenoviq, prof. Dr. Olivera Komar, Jelena Jovanoviq nga Arkimedi, si dhe Sasha Shqekiq nga Lidhja e komunave të Malit të Zi.
Mbi shembujt e aktivizmit qytetar në Ulqin folën drejtori i MOGUL-it Xhemal Peroviq dhe gazetari, drejtori ekzekutiv i OJQ „Ul-info“ Mustafa Canka.]
Është theksuar se ka shumë shembuj të aktivizmit të suksesshëm të qytetarëve dhe organizatave civile në Ulqin, por edhe që ekziston hapësira që ky aktivizëm të rritet n[ë mënyrë të konsiderueshme.