Në komunën e Ulqinit: ËSHTË SHËNUAR DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR DIABETIT

Në organizimin e Shoqatës së Diabetikëve “Rrethi i Kaltër” Ulqin në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit të hënën është shënuar 14 Nëntori – Dita Botërore e Luftës Kundër Diabetit. Me këtë rast diabetikëve iu shpërndanë materiale promovuese për njohjen me diabetin, shirita, aparate për matjen e sheqerit dhe vitamina, si dhe u organizuan matje të sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar. Aksioni u mbështet nga kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

“Na vjen mirë që kemi mundësi, përveç faktit që diabetikët janë të guximshëm, t’u tregojmë se nuk janë vetëm, se e kuptojmë luftën me të cilën ata luftojnë çdo ditë dhe ky është një shembull i shkëlqyer. Ky donacion që dhamë këtë vit nuk do të mungojë as në vitet në vijim, sepse ndihma jonë për diabetikët është një gjest i mirë dhe një shembull se si të mbështesim dhe ndihmojmë bashkëqytetarët tanë që vuajnë nga kjo sëmundje, veçanërisht ata që nuk mund t’i sigurojnë të gjitha  barnat që duhet t’i përdorin nga buxheti i tyre”, tha kryetari Bajraktari.

Kryetarja e shoqatës, Veneranda Gjonaj, theksoi se është shqetësues që numri i të sëmurëve po rritet dhe shumë njerëz nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje, mes të cilëve ka edhe fëmijë dhe të rinj. Në këtë drejtim, ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të kontrollojnë sheqerin. Ajo në mënyrë të veçantë ka falënderuar për mbështetjen e kryetarit të komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili, siç pohoi ajo, ka pasur mirëkuptim për të na ndihmuar që jeta jonë të jetë më e lehtë dhe pa dhimbje, për dallim nga paraardhësit e tij që nuk i kanë dëgjuar problemet tona shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie e ka marrë të hënën, në një seancë të

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.