Në koncertin e “Traditës”:SHPALOSEN VLERAT E FOLKLORIT MBARËSHQIPTAR

TraditaSH.A.Tradita pas një aktiviteti të sukseshëm trevjeçar  arriti  të organizoi Koncertin Premierë ku shpalosi pjesët më të rendësishme të programit të vet.

Në datën 17  shkurt 2016 në Qëndrën  e Kulturës  Ulqin Shoqëria Artistike  Tradita para publikut të qytetit tonë  arriti të prezantonte vlera të rëndësishme të  trashigimisë kulturore.

Në Koncertin Premierë të SH.A. Tradita morën pjesë ansambli ,, Ilirida’’ – Shkup, ansambli ,,  ,, Dëshmorët e Kombit’’- Obiliq dhe Folk grupi ,, Bilbili ‘’- Vlorë.

Shoqëria Artistike Tradita  u prezantua më pjesë të programit të shfaqur në Festivalin Folklorik Mbarëkombetar të Gjirokastrës ku u performua Vallja e burrave të Anës së Malit e cila në Koncertin Premierë të Shoqerisë Artistike Tradita u interpretua së bashku më valltaret e ansamblit Dëshmorët e Kombit – Obiliq, Këngën e Gjergjefit e intërpretuar nga Egzona Salaj, fituese e çmimit të parë në Festivalin  Mbarëkombëtar të Gjirokastrës, kolazhin e punuar prej pjesëve të zgjedhura të vallëve që Tradita ka realizuar në aktivitetin e vet tre vjeçar ku shquhet vallja e Xhemilës, Vallja e mirënjohur autoktone e Anës së Malit. Kënga qytetare e Ulqinit u sollë nga këngëtari i mirënjohur Suad Mehmeti.

Në Koncert Premirë u prezantua dhe këngëtari Edmir Lika si dhe u interpretua kënga autoktone e trevës sonë e titulluar Shegë e amël e realizuar në Valle nga trupa e Shoqërisë Artistike Tradita.

Ansambli Ilirida nga Shkupi u prezantua me  Vallën Kosovare dhe Vallën e Rajces.

Folk grupi Bilbili nga Vlora u paraqit përpara publikut të Ulqinit më vallen me motive  çame , e njohur ndryshe vallja e Osman Takës, pastaj me një këngë polifonike kushtuar Ismail Qemalit, dhe vallën e kënduar Një komb një flamur .

Ansambli ,, Dëshmorët e Kombit’’ nga Obiliqi i cili mori pjesë në Vallen e burrave të Anës së Malit me të cilën u hap  Koncerti Premierë i SH.A.Tradita , u prezantua edhe më dy valle.

Ilirida nga Shkupi, Bilbili nga Vlora, Dëshmorët e Kombit nga Kosova dhe organizatori i këtij koncerti Tradita si një ansambël  i vetëm uruan Pavarsinë e  Kosovës ku vend të veçant në këtë  urim zunë momentet e  interpretuara prej prezantuesëve dhe moderatorit të shfaqjes Shevqet Luca si dhe kënga Ti ma gëzofsh Kosovë Lirinë e interpretuar prej këngëtarit të mirënjohur Gëzim Salaj.

Koncerti Premierë i SH.A.Traditës u mbyll më vallen Premierë e titulluar,, Vallja e bashkimit’’ e cila u interpretua nga trupa e Shoqërisë Artistike Tradita.

Me prezencën e kryesisë së SH.A.Tradita dhe trupave të ansambleve pjesëmarrëse u shpallë  që tradita të krijohet ANSAMBËL.

Në  Koncertin Premierë të SH.A.Tradita na nderuan me pjesëmarrjen e tyre , Shkelqësia e saj Ambasadorja e SHBA-ve e akredituar në Mal të Zi, znj.Margaret Uyehara, Zv. Ambasadori i SHBA-ve, z. Bix Aliu me përfaqësues të trupes diplomatike,  Shkelqësia e tij , Ambasadori i Shqipërisë i akredituar në Mal të Zi , z. Ernal Filo, Sekretarja e parë e Ambasadës së Shqipërisë znj. Mimoza Veroshi, si dhe mjaft personalitete nga fusha të ndryshme , miq dhe të ftuar të tjerë si dhe donatorët të cilët i dhanë përkrahje financiare aktivitetit trevjeçar të SH.A.Tradita.

Pas Koncertit Premierë të SH.A.Tradita në hotel Mediteran u organizua një darkë solemne më të gjithë ansamblet  dhe musafirët e ftuar  ku dhe  u ndanë mirënjohjet nga kryetari i BKA-së z.Kabil Kurti dhe kryetari i SH.A.Tradita Selatin Gjeloshi.

SH.A. Tradita

Ulqin, 18.02.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi