Në konferencën “Diaspora flet”: MORRI PJESË EDHE NËNKRYETARJA GJONI

Diaspora fletTë dielën në Prishtinë përfundoi konferenca katër ditore “Diaspora flet”, e cila synoi nxitjen e dialogut të strukturuar për të drejtat e diasporës.

Pjesë e kësaj konference, në mes të tjerëve, ishte ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Pandeli Majko, homologu i tij nga Kosova Dardan Gashi, si dhe Edmond Azemi, ministër për marrëdhëniet me diasporën në qeverinë maqedonase.

Në këtë eveniment, si e vetmja përfaqësuese nga Mali i Zi, morri pjesë nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni.

Përveç 170 profesionistëve nga fusha të ndryshme nga diaspora, në konferencë ishte i ftuar edhe eksperti i njohur ndërkombëtar për çështje të diasporës Kingsley Aikins, themelues dhe drejtor ekzekutiv i ‘Diaspora Matter’. Ai tregoi shembuj konkret të shteteve që kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme, pikërisht duke shfrytëzuar potencialin e diasporës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi