Në Kripore: MBËRRITI GRUPI I PARË I MYSAFIRËVE

FlamingosKriporja e Ulqinit ka formuar grupin e udhërrëfyesve e cila ka për detyrë që vizitorët ti informojë për shumëllojshmërinë e diversitetit në këtë zonë, me theks në ornitofaun, transmeton agjencia MINA.

Nga Kriporja është njoftuar që mbas trajnimit, të cilin pjesëmarrësit e kanë kaluar në Itali, Slloveni dhe pjesërisht në Kriporen e Ulqinit, çdo gjë ishte gati për pritjen e grupit të parë të turistëve.

“Pesë udhërrëfyes janë përgatitur me qëllim të popullarizimit të vëzhgimit të shpendëve në zonën e Kripores, e cila zë një vend të posaçëm në hartën e vëzhguesve të shpendëve në këtë pjesë të Europës”, thuhet në kumtesë.

Udhërrëfyesi mund të angazhohet nëpërmjet ueb faqes www.ulcinjska-solana.me, apo nëpërmjet mejlit: solana.vodici@gmail.com .

Hyrja në rezervat kushton tre euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi