Kadetët e anijes shkollore “Vila Velebita” kanë vizituar me 22 gusht të vitit 1939 Ulqinin gjatë udhëtimit studimor nëpër Adriatik.
Përveç pjesëve tjera interesante të qytetit kanë vizituar dhe Kriporen, e cila ka filluar me punë pesë vite më herët. Siç e shënuan në ditarin e anijes, në Kripore në 8,5 milion metër katror të sipërfaqes ka mbi 100 basene të kripës, ndërsa prodhohet mbi 1500 vagon kripë, apo mbi dhjetë për qind të konsumit të përgjithshëm të kripës në Mbretërinë e Jugosllavisë.
Në këtë periudhë në Kripore kanë punuar në total 800 punëtorë, i thanë udhëheqësit e kësaj ndërmarrje kadetëve të “Vila Velebita”.