Tash disa ditë në vendbanimin Krruç kanë filluar punët përgatitëse për ndërtimin e një hoteli dhe tetë vilave. Siç mësojmë, bëhet fjalë për objekte të kategorisë 4+.
Vlera e përgjithshme e investimit kalon 20 milion euro, ndërsa investitor është firma nga Podgorica “Stroj servil gradnja”.
Kësi lloj projekti në Krruç është i planifikuar edhe me Draftin e Planit hapësinor urbanistik të Ulqinit.