Goran Dulloviq nga Ulqini, kunata e tij dhe dy fëmijë minoren, prej të cilëve njëri i lënduar rëndë, kanë përjetuar mbrëmë vonë në Krruç horor të vërtet, shkruan “Vijesti”.
Dulloviq theksoi që ka tentuar ta shpoi me thikë shtetasi i Zvicrës Sejdi Ademaj.
Sipas fjalëve të Dulloviqit, ai po çonte urgjentisht për në spital nipin i cili kishte përjetuar tronditje në tru pas rrëzimit para ndërtesës në Ulqin. “Me makinë kam parakaluar shumë automjete, por qëllova në një makinë me targa zvicerane, i cili nuk më linte të kaloi por qëllimisht e rriste shpejtësinë. Kur ishim në tre korsi, e parakalova, e ndalova makinën dhe e pyeta çka . Atëherë pasagjeri doli nga makina dhe deri sa unë tentoja të bllokoja me duar derën, ai nxori thikën dhe nëpër dritare e nguli në karrige, ndërsa unë u largova në kohë”.
Ademaj u arrestua në Sutomore, e mbas seancës dëgjimore për lëndime të rënda trupore në tentativë u lirua. Prokurori dha urdhër që ti merren dokumentet personale në mënyrë që mos të arratiset, shtojnë “Vijesti”.