Sot rreth orës 12.45 në Krythë të Ulqinit, në rrugën magjistrale Ulqin-Tivar, makina e tipit “Shkoda Oktavia” , për arsye akoma të panjohura, doli nga rruga.
Përfaqësuesit e Urgjencës së Ulqinit dhe të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit shpejt erdhën në vendin e ngjarjes ku dhanë përpjekje maksimale që të ndihmojnë të aksidentuarit të cilët dolën nga rruga dhe përfunduan në terren vështirë të qasshëm.
Në makinë ishin katër shtetas Rus, nga të cilët tre u lënduan.
Ato menjëherë u transportuan në spitalin e Tivarit ku po shërohen nga pasojat e këtij aksidenti.