Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit dhe shfrytëzuesit e projekteve në veri të Malit të Zi të cilët janë financuar përmes  Ipa Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 20142022.

Gazetarët kishin mundësin të fitojnë informata mbi rezultatet e arritura nga përfituesit e projekteve nga komunat e Gucisë, Plavës dhe Andrijevicës.

Guci

Gjatë qendrimit në Guci, gazetarët paten mundesinë të vizitojnë Info Qendren turistike në hyrje të komunës së Gucisë, e cila është ndërtuar dhe pajisur në kuadër të projektit „Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar“.

Në këtë pikë, vizitorët do të mund të marrin të gjitha informacionet për ofertën turistike të komunës sonë. Përveç kësaj, ne përdorëm fondet për të blerë një ekran interaktiv, i cili tani ndodhet përballë Organizatës Turistike të Gucisë dhe përmban informacione për shërbimet, potencialin natyror dhe ofertën kulturore“, deklaroi Semih Rexhepagiq nga komuna e Gucisë.

Përveç këtij projekti, në territorin e komunes së Gucisë janë realizuar edhe dy projekte që ishin përkrahur poashtu përmes Ipa Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014-2022, më saktësisht projektet „Zhvillimi i eko-turizmit në Alpet Ballkanike“ dhe „Bjeshkët e Nemuna – destinacion natyror tërheqës“. Të dy projektet kishin në fokus avancimin dhe përforcimin e ofertes turistike të kësaj komune në veriore, përfishirë edhe ngritjen e kapaciteteve të Organizates Turistike të Gucisë.

Si pjesë e projektit Zhvillimi i Ekoturizmit në Alpet e Ballkanit, kemi blerë pajisje të vlefshme, si printera multifunksionalë, projektorë dhe rafte ekspozimi. Theksoj veçanërisht blerjen e audio pajisjeve, të cilat u mundësojnë turistëve të vizitojnë atraksionet turistike në territorin e Gucisë në mënyrë të pavarur, me mundësinë e zgjedhjes së përmbajtjes në tre gjuhë – anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Përveç burimeve të njohura të Alipashës, ka edhe atraksione të tjera kulturore, si rruga ku ndodhet xhamia e Vezirit, kisha katolike e Shën Antonit dhe kisha ortodokse e Shën Gjergjit, gjë që flet për karakterin multikulturor të qytetit tonë“ theksoi drejtori i Organizates Turistike të Gucisë, Irfan Radonçiq.

Ai shton se oferta turistike përfshin edhe manifestime të ndryshme kulturore, e shumica e tyre mbahen në kuadër të “Verës së Gucisë“, e cila këtë vit fillon më 10 korrik dhe zgjat deri më 20 gusht, kur pritet edhe një numër i madh i vizitorëve nga diaspora. Kur bëhet fjalë për ngjarjet sportive, bie në sy triathlon nga Plava në Guci, i cili përfshin notim në liqenin e Plavës (750 m), vozitje me biçikletë prej 20 km dhe vrapim prej 5 km. Ekziston edhe konkursi ‘Skyrunning’, i cili përfshin vrapimin përtej shpateve të Bjeshëve të Nemuna.

Që projektet në Guci të realizohen, nevojitet edhe mbështetje nga niveli më i lartë.

Komuna e Gucisë e ka njohur turizmin dhe bujqësinë si degë strategjike të zhvillimit të komunës. Ne kemi potencial të madh natyror dhe na takon ne me mbështetjen e shtetit ta valorizojmë këtë në mënyrën e duhur. Në këtë kuptim, projektet e bashkëpunimit ndërkufitar janë veçanërisht të rëndësishme për ne, me ndihmën e të cilave përmirësojmë kapacitetet e komunës së Gucisë. Aktualisht jemi duke e zbatuar projektin „Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar“ në partneritet me komunën e Pejës, me të cilin përpiqemi të pasurojmë ofertën turistike, pasi komuna jonë është gjithnjë e më tërheqëse për turistët nga e gjithë bota“, shprehi kryetarja e komunës së Gucisë, Anela Çekiq.

Plavë

Menaxhimi efektiv i mbeturinave dhe përdorimi i tyre si një burim i rëndësishëm ishte fokusi i projektitIniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave”. Projekti është zbatuar nga kompania e shërbimeve komunale të Plavës në partneritet me Kompaninë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave ‘Çabrati’ nga Gjakova. Falë këtij projekti ndërkufitar, në këto dy komuna u krijua një sistem i grumbullimit dhe trajtimit selektiv të mbetjeve komunale, kështu që tani mbetjet ndahen në fraksione të thata dhe të lagështa.

Nëpërmjet projektit, ne morëm pajisje të vlefshme – një rrip transportieri 10 metra të gjatë, dy presa vertikale, si dhe kontejnerë, shporta dhe kosha plastike. Këtu shtypet kartoni dhe më pas baltohet. Me krenari theksoj se jemi kompania e parë në Mal të Zi që kemi krijuar një sistem të shitjes së mbetjeve” theksoi drejtori i kompanisë së shërbimeve komunale të Plavës, Ervin Toshiq.

Sistemi i grumbullimit, përpunimit dhe largimit të mbetjeve funksionon shumë mirë.

Në qytet kemi vendosur shporta për ndarjen e kartonit dhe najlonit në disa lokacione, veçanërisht përballë marketeve dhe hipermarketeve, prej nga vjen pjesa më e madhe e lëndës së parë. Pas presimit dhe balsimit, kartoni dhe najloni i dërgohen klientit me mjete speciale. Në periudhën e ardhshme ne duam të promovojmë ndarjen e kartonit dhe najlonit, jo vetëm në zonën urbane të Plavës, por edhe në zonat rurale”, thotë Toshiq.

Gjithashtu, Kompania e shërbiveme komunale edukoi popullatën lokale, përfshirë fëmijët, me qëllim që të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka deponimi i saktë imbeturinave për mbrojtjen e mjedisit.

Andrijevicë

Komuna e Andrijevicës është duke zbatuar projektin „Qendrat turistike për oferta më të mira turistike në zonat malore më pak të zhvilluara“ në partneritet komunen e Deçanit dhe Shoqaten Apliniste „Shkelzen Haradinaj“. Me këtë projekt, dy komunat duan të zhvillojnë një ofertë turistike që synon promovimin e kulturës dhe natyrës së kësaj zone ndërkufitare. Ndër të tjera, përmes projektit u rinovua dhe pajis shtëpiza malore në Krivi do në Bjelasicë, të cilën alpinistët kanë filluar ta vizitojnë me knaqësi si vend pushimi gjatë udhës së tyre të eksplorimit zonave mbresëlënëse malore.

Lokacioni i shtëpizës malore është ideal për adhuruesit e natyrës, pasi ndodhet në afërsi të Bjelasicës. Varet nga ju çfarë do të zgjidhni të vizitoni: a dëshironi të zbrisni tek liqenin Peshiq apo mali Biogradska Gora, a do të ngjiteni në majet e Zekova glava ose Crna glava, të vozisni një biçikletë deri në Treshnjevik apo të ecni deri tek Jelovica e bukur“, thekson Miodrag Ivanoviq, menaxher i projektit.

shtëpizen malore vijnë mysafirë nga e gjithë bota, përfshirë edhe ato nga Franca, Gjermania, Austria, Sllovakia, Izraeli, si dhe nga rajoni dhe vendi ynë.

“Ata vijnë këtu për të shijuar paqen, larg rrëmujës së qytetit. Në vend të një ore me zile apo të një tramvaji, në mëngjes ju zgjojnë cicërimat e zogjve. Përveç kësaj, ajo që këta njerëz kënaqen veçanërisht është ushqimi tradicional, të cilin këtu nuk ka asgjë për t’a ndotur. Ka mish qengji vendas, produkte qumështi, lloje të ndryshme byreku, zarzavate që korren në livadh, misër, kaçamak, specialitet jardum, si dhe ujë të kristaltë”, thekson Ivanoviq dhe shton se “po të vini këtunjiherë, do te ktheheni gjithmone”.

“Qëllimi ynë është që çdo euro e fituar nga funksionimi i këtij objekti të shkojë në zhvillimin e këtij rajoni. Ne duam të mbështesim barinjtë që rrisin bagëtinë e tyre dhe kështu të mbrojmë katunët tanë. Kjo me siguri do të jetë nxitës për zhvillimin e këtij rajoni”, përfundon Ivanoviq.

Përveç shtëpizës malore, projekti vendosi edhe sinjalistikën përkatëse në disa shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe një shteg për ecje me ski, duke kompletuar kështu ofertën turistike të komunës së Andrijevicës. Gjithashtu janë zhvilluar intervista me mbi 50 familje për të vlerësuar kapacitetet e tyre për turizmin rural.

“Kjo zonë mund të ketë mbetur e pa banuar, por nuk ka mbetur pa pejzazhe bukura natyrore. Turizmi dhe bujqësia duhet të jenë degë strategjike e zhvillimit të Andijevicës, sepse potenciali në atë fushë është i madh. Ky projekt ka sjellë përfitime të mëdha për popullatën lokale, kështu që vazhdimi i aktiviteteve të filluara sigurisht që do të kontribuojë në një cilësi më të mirë të jetës në komunën tonë”, thotë Vesko Raketiq, nënkryetar i komunës së Andrijevicës.

Komuna vlerëson se ky projekt është shumë i rëndësishëm si për Andrijevicën ashtu edhe për gjithë Malin e Zi.

“Ky projekt na ndihmon të zhvillojmë ofertën turistike të komunës sonë, e cila ka shumë bukuri natyrore, sidomos përgjatë rrugës tërthore nga malet Komovi deri në Bjelasicë. Besojmë se me ngritjen e bashkëpunimit mes Andrijevicës dhe Deçanit do të zhvillohet një ofertë e përbashkët turistike dhe do të valorizohen në mënyrën e duhur shtëpizat malore në të dy komunat turistike”, shton Millosh Çukiq, menaxher i Komunës së Andrijevicës.

Katunet në zonën e Bjelasicës, Komovi dhe Bjeshkëve të Nemuna kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit, por pak prej tyre ofrojnë shërbime turistike. Kz problem është identifikuar nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit për Bjelasicë, Komovi dhe Prokletije, e cila realizon projektin Katunet – oferta e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi, në bashkëpunim me komunën e Istogut në Kosovë. Me këtë projekt ata duan të përmirësojnë kushtet dhe infrastrukturën në katunet për të sensibilizuar barinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të angazhohen në turizëm.

Gjatë projektit fillimisht kemi vizituar dhe renditur katunët dhe kemi bërë mapimin e nevojave të tyre. Pas kësaj, shpallëm thirrjen publike për ndarjen e sistemeve diellore, përmes së cilës u mbështetën 50 amvisëri nga kjo zonë, u mundësoi përmirësimin e kushteve të jetesës, prodhimit bujqësor dhe kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve turistike në katunet e tyre”, shprehu Dalibor Shekularac nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit për Bjelasicë, Komovi dhe Prokletije.

Një nga familjet e mbështetura përmes këtij projekti është edhe familja Asanoviq, e cila përveç paneleve diellore përmes projektit ka fituar edhe një tendë prej druri me stola dhe një tavolinë, ndërsa afër pronës është ndërtuar një zonë kampingu.

“Ne jemi fillestarë në turizëm, por besojmë se kjo do të ngjallet shumë shpejt. Këtu kalojnë çdo ditë dhjetëra turistë. Ne u ofrojmë atyre një mirëseardhje dhe produkte të bëra vetë, si byrekë, petlla, lokume, kaçamak, djathë, mazë. Gjithçka është e natyrshme nga kopshti ynë, nuk blihet asgjë”, thekson Mileta Asanoviq, prona e të cilit ndodhet pothuajse 1800 m mbi nivelin e detit dhe ka pamje nga një nga majat e maleve Komovi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja

Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL
Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra tëshkencave të ndryshmefilluan tëhulumtonin trashëgiminë kulturore të periudhës

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin
Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin

Periudha 1 – Malaria dhe eradikimi i saj (Kryeshefët të Stacionit shëndetësor: Dr Eva Hrastnik, Dr.Marko Popoviq) Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një

Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA
Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA

Mot me diell pritet në jug të Adriatikut në ditët në vijim deri të dielën, njoftojnë meteorologët. Të hënën temperatura e mëngjesit do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës rreth shtatë gradë Celsius. Siç