Besnik Kelmendit, djalit të Naser Kelmendit, policia kufitare e Malit të Zi në pikën kufitare “Kulla”, mbrëmë në ora 22 i ka ndaluar i ka ndaluar hyrjen në vend, shkruajnë mediet e Podgoricës.
“Nuk mund të kuptojë për çë arsye më është ndaluar liria e lëvizjes në shtet në të cilën legalisht posedojë hotelin dhe patundshmëritë tjera. Firma të cilën drejtoi rregullisht paguan tatimin shtetit. Nëse kam bërë ndonjë shkelje le tmë tregojnë, jo vetëm në Mal të Zi por ku do në botë. Askujt asgjë keq si kam bërë. Shumë keq ndjehem”, tha Kelmendi.
Edhe pse Kelmendi pohon që nuk ka marr shpjegim pse nuk mund të kalojë kufirin malazez, shefi i policisë kufitare në Rozhaje Avdija Kallaç tha që ai “nuk i plotëson kushtet për të hyrë në vend”,
Besnik Kelmendi tha që pardje pasdite me punë shkoi në Kosovë duke theksuar që në Mal të Zi ka qëndruar prej 28 majit deri më 31 korrik.
“Kërkoi nga ministri i policisë shpjegimin pse nuk mundem prapë të hyjë në vend. Nëse nuk jam i mirëseardhur, unë do të shkoi në shtëpi dhe nuk do të vi më asnjëherë. Vetëm të më lejojnë 24 orë të mbledh gjërat e veta, gruan dhe fëmijët, të cilët janë në Ulqin dhe kthehem në Kosovë”, tha Kelmendi dhe shtoi: “Nuk mund të kuptojë për ç’arsye më është ndaluar liria e lëvizjes në shtet në të cilën legalisht posedojë hotelin dhe patundshmëritë tjera. Firma të cilën drejtoi rregullisht paguan tatimin shtetit. Nëse kam bërë ndonjë shkelje le tmë tregojnë, jo vetëm në Mal të Zi por ku do në botë. Askujt asgjë keq si kam bërë. Shumë keq ndjehem”, tha Kelmendi.