Në Kuvendin e Malit të Zi: PRESS I DEPUTETËVE NGA ULQINI

Dritan-Genci-LjiljanaDeputetët në Kuvendin e Malit të Zi nga Ulqini do të mbajnë sot, me fillim në orën 12.30, konferencën për shtyp në këtë dhomë më të lartë legjislative në vend, mëson Portali Ul-info.

Arsyeja e daljes në media është seanca gjyqësore e cila në Gjykatën ekonomike në Podgoricë do të mbahet të enjten, për rastin e famshëm “K1”, në të cilin Atlas grupi prej komunës së Ulqinit kërkon madje 10,5 milion euro për dëmin i cili në fillim të viteve tetëdhjetë i është bërë sindikatës së Kosovës me prishjen e vendbanimit të tyre me apartamente në Plazhin e madh.

Deputetët kanë deklaruar që janë të bindur se gjatë zgjatjes së procesit gjyqësor janë kryer disa lëshime të cilët, në rast se pranohet kërkesa e paditësit, mund ta shtynin komunën e Ulqinit në falimentim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…