Nesër, në ora 12, në Kuvendin e Malit të Zi, me iniciativë të deputetit të Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq, do të mbahet konferenca për shtyp, në të cilën, siç pritet, do të flasin deputetët nga Ulqini në Parlamentin shtetëror.
Shkak i kësaj ngjarje janë lëndët gjyqësore të cilat me vite bëhen kundër komunës së Ulqinit, e kërcënojnë që këtë vetëqeverisje lokale ta shtyjnë në falimentim. Kjo sidomos ka të bëj me “rastin K1”, sepse “Atlas grupa” tani kërkon që komuna e Ulqinit të paguajë 10,5 milion euro për shkak të dëmit i cili para më shumë se tre dekadash është bërë me prishjen e objekteve të sindikatës së Kosovës në Plazhin e madh. Objektet, përndryshe, janë prishur me vendimin e Komitetit të atëhershëm për urbanizëm dhe ndërtimtari.
Deputetët do të tregojnë vendimet e dyshimta të organeve gjyqësore në tërë këtë rast.