Nënkryetari i Forcës së re demokratike dhe deputeti i kësaj parti në Parlamentin malazez Genci Nimanbegu është zgjedhur të dielën, në mbledhjen e Këshillit nacional të Shqiptarëve për udhëheqësin e këtij institucion.
Siç mëson Portali UL-info, për Nimanbegun votuan 20, ndërsa për kandidatin tjetër Tahir Gjonbalaj 6 anëtarë të Këshillit.
Mbledhja e KNSH u mbajt në hotelin “Mediteran”.
Pritet që në javët e ardhshme të zgjidhet sekretari i këtij institucion, si dhe të kryhet zgjedhja e komisioneve.