Në Lezhë: MONITORIM NË RRUGË SHQIPËRI-KOSOVË

Rruga e KombitPolicia Rrugore e Lezhës është përqëndruar në akset që lidhin zonat turistike. Janë rreth 15 patrulla që monitorojnë të gjitha segmentet me fluks të lartë qarkullimi, në bazë të një plani masash. 

Në mbështetje të Policisë Rrugore të këtij qarku, nga dita e djeshme, siç raporton gazeta Shekulli, kanë ardhur edhe homologët e tyre kosovarë, të cilët do të përqendrohen kryesisht në Rrugën e Kombit dhe segmentin e superstradës Milot-Lezhë me 4 patrulla.

Në hyrje të plazhit të Shëngjinit, që ka edhe fluksin me të madh të trafikut, rrugorëve u kanë ardhur në ndihmë edhe efektivë të ndërhyrjes së shpejtë.

Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë, Valentin Florini ka bërë të ditur se zonat bregdetare të Shëngjinit dhe Tales dhe Rruga e Kombit do të jenë nën monitorimin e tyre, 24 orë pa ndërprerje. Sipas tij, këto masa vijnë si një domosdoshmëri jo vetëm për normalizimin e trafikut, por uljen e numrit të aksidenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi