Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural në Mal të Zi ka pranuar kërkesën e përfaqësuesit të shoqatës së ullishtarëve që në propozimin e Ligjit për ullishtari të caktohet afati prej tre viteve për zbatimin e standardit të kontrollit të cilësisë së vajit të ullirit, gjegjësisht kategorizimin e vajit të ullirit.
Në Shoqatën e ullishtarëve të Tivarit kanë vlerësuar që përdorimi i ligjit pa periudhë përgatitëse do të kishte pasoja të rënda për ullishtarë në të gjithë vendin. Ato vlerësuan që vetëm këtë vit dëmi do të ishte prej gjashtë deri në tetë milion euro.