Në lojë dy opsione: AKVA PARKU NDOSHTA MË AFËR ADËS

Akva park, Wave poolDeri në fund të tetorit do të dihet në cilin lokalitet do të ndërtohet akva parku në Shtoj, investimi i kompanisë turke “Polin”, me vlerë 7,5 milion euro.

Siç shkruan “Dan”, nga administrata lokale investitorëve në ndërkohë është ofruar lokaliteti alternativ i cili është më afër Adës.

Siç theksohet, kjo tokë po ashtu është lëndë e kontestit, por ato që kërkojnë kthimin e tokës pajtohet që të gjithë kushtet rreth qiramarrjes, të cilat i ka përcaktuar Komuna, të ju takojnë atyre.

Nga Komuna e Ulqinit presin po ashtu që mbas vendimit të Ministrisë së financave më 24 shkurt të këtij viti, edhe Komisioni për restitucion në Tivar do të vendos në favor të komunës rreth pronës të cilën e kërkon familja Rudoviq, tokë e cila fillimisht është caktuar për ndërtimin e akva parkut më të madh në regjion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi