Në mbledhje të dy qeverive: MARRIN PJESË DHE POLITIKANËT SHQIPTARË NGA MZ

Edi Rama, Hashim ThaciDy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë sot janë mbledhur në Kukës. Këtë vit takimi i përbashkët është në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova.

Takimi i dy qeverive bëhet në mënyrë ceremoniale për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë e atyre që hapin dyert e shtëpisë dhe që nga ai moment kanë krijuar lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë takim, përveç kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, prezent do të jenë shumica e ministrave të dy qeverive, por edhe Kryetari i KKSH Genci Nimanbegu, kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, si dhe disa funksionarë të lartë të partive nacionale shqiptare nga Mali i Zi.

Po ashtu gjatë këtij manifestimi të quajtur: “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik”, do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes dy qeverive si dhe do të ketë aktivitete të ndryshme kulturo-artistike dhe sportive.

Pikërisht 15 vjet më parë mbi 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës dhe kaluan kufirin në pikën e Vërmicës.

Popullsia prej 50 mijë banorësh e qytetit të Kukësit në ato ditë do të 10-fishohej, duke e kthyer këtë qytet në simbol të qendrës dhe atdhedashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi