Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në mbledhjen e organit më të lartë partiak, Këshillit qendror, vendosi të përkrahë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale.
“UDSH dhe PDS ndërtojnë partneritetin e vet prej vitit 1997 dhe ky vendim i yni është vazhdim i natyrshëm i bashkëpunimit tonë të deritashëm. Po ashtu, Malin e Zi në periudhën e ardhshme e presin sfidat e shumta në rrugën e arritjes së standardeve evropiane dhe perëndimore. Që të arrihet kjo, atij i nevojitet stabilitet dhe ecje përpara, e garancia më e mirë e stabilitetit dhe përparimit të Malit të Zi është pikërisht Gjukanoviqi”, deklaruan nga UDSH.
Në mbledhjen e Këshillit qendror po ashtu u vendos që UDSH-ja të aktivojë infrastrukturën e vet partiake gjatë kësaj fushate presidenciale dhe në atë formë të jap kontributin e vet për fitoren e sigurt të Gjukanoviqit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.