Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit është parashikuar dhënia e pëlqimit për emërimin e nënkryetarit të ri të komunës së Ulqinit. Siç mëson Portali Ul-info, në këtë vend Koalicioni „Bashkë për të ardhmën e Ulqinit“, gjegjësisht, Iniciativa qytetare „Perspektiva“, ka propozuar Zenepe Likën.
Ajo me profesion është arkitekte dhe ka jetuar kohë të gjatë në Gjermani, në Keln.
Nënkryetarë të komunës së Ulqinit janë edhe Safet Beci nga MZ Pozitiv dhe Ardian Mavriq nga Forca.